Jude Bellingham mori pjesë në një pyetësor të shkurtër me pyetje për jetën e tij personale dhe bëri me dije emrat e idhujve të tij.
“Zidane, Rooney dhe Gerrard”, tha ai, duke iu referuar atyre që kanë qenë shembulli i tij, megjithëse shpejt shtoi: “Dhe gjithashtu, jashtë futbollit, vëllai im dhe babai im. Ata pesë: Zidane, Rooney, Gerrard, vëllai im dhe babai im.”
Bellingham u pyet gjithashtu nëse ai nervozohet para ndeshjeve të mëdha.
“Një finale, finalja e Ligës së Kampionëve për shembull, nuk është e njëjtë me ndeshjet e tjera, por në përgjithësi më pëlqen futbolli dhe nuk prirem të bëhem shumë nervoz. Futbolli është për të shijuar”, tha ai. /vizionplus.tv
Advertisement