Tomas Strakosha do ta vazhdojë karrierën në Greqi, aty ku edhe nisi hapat e parë si profesionist.
Portieri i kombëtares shqiptare u largua nga Brendford në Premier League si lojtar i lirë, për tu bashkuar me AEK të Athinës, klub me të cilin firmosi një kontratë 5-vjeçare.
Në Angli, në dy vitet e fundit ai luajti vetëm 6 ndeshje, ndryshe nga eksperienca e shkëlqyer me Lacion ku kishte zhvilluan 164 takime. Tani është momenti që Strakosha të rikthehet të luaj në vazhdimësi e të kthehet në nivele të larta pasi tregoi edhe në Europian se vlerat nuk i mungojnë.
AEK është një nga klubet më të mëdha të Greqisë, e cila në sezonin e kaluar u rendit e dyta në kampionat dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Conferenca League.
Kjo është eksperienca e dytë e 29-vjeçarit në kampionatin grek pasi aty nisi të luajë me Panionios në vitin 2011./vizionplus.tv