Nga rrëzimi i planit “Ruanda” për emigrantët e deri tek kriza e burgjeve dhe rregullimi i marrëdhënieve me BE, kush do jetë fokusi i qeverisë britanike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga rrëzimi i planit “Ruanda” për emigrantët e deri tek kriza e burgjeve dhe rregullimi i marrëdhënieve me BE, kush do jetë fokusi i qeverisë britanike

Me largimin e Rishi Sunak pas humbjes së zgjedhjeve dhe ardhjes së kryeministrit të ri britanik Keir Starmer, pati një qetësim për mijëra emigrantë shqiptarë që ndodhen në Angli.

Plani “Ruanda” që u hartua nga Rishi Sunak, do të hidhet poshtë nga pasuesi i tij, Keir Starmer që në muajin e parë të qeverisë.

Starmer u tha gazetarëve në konferencën e tij të parë për shtyp se skema e Ruandës ishte e vdekur dhe e varrosur para se të fillonte. Sipas tij, nëse ky plan do të vazhdonte, do të deponoheshin më pak  se 1% e emigrantëve ilegalë, që mbërrijnë përmes kanalit anglez me gomone.

Kriza e burgjeve do të jetë një tjetër çështje që do të jetë në fokusin e qeverisë së re britanike. Teksa qelitë në Angli po shkojnë drejt mbushjes maksimale, Laburistët tashmë janë zotuar të mbajnë në fuqi skemën e lirimit të hershëm të qeverisë së mëparshme konservatore për të lehtësuar nivelet e mbipopullimit dhe planifikojnë të rinovojnë ligjet e planifikimit, për ta bërë më të shpejtë ndërtimin e burgjeve të reja.

Advertisement

Reforma e planifikimit, që nisin me infrastrukturën, gjelbërimin apo edhe ndërtimin e banesave të reja do të jetë një tjetër pikë ku do të fokusohet kryeministri i zgjedhur Keir Starmer.

Marrëdhëniet me kombet dhe rajonet është pika e radhës së qeverisë britanike. Kryeministri i ri ka nisur menjëherë një turne në vendet e deleguara të Britanisë për të kërkuar një “rivendosje” të marrëdhënieve me ministrat e parë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Duke diskutuar turneun e katër vendeve në konferencën e tij për shtyp të shtunën, Starmer tha se ai dëshironte jo vetëm të takonte ministrat e parë për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballen, por “të krijonte një mënyrë pune në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që do të ishte e ndryshme dhe më e mirë për mënyra e punës që kemi pasur vitet e fundit.”

Pas vitesh tensioni dhe ashpërsie midis Mbretërisë së Bashkuar dhe fqinjëve të saj evropianë mbi kushtet dhe trashëgiminë e Brexit, Starmer ka treguar synimin e tij për të hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Advertisement

Kryeministri i ri i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz në një telefonatë menjëherë pas marrjes së detyrës se ai donte “bashkëpunim më të madh ekonomik”, ndërsa një telefonatë e veçantë me presidentin francez Emmanuel Macron mbuloi “prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë migrimin dhe ekonominë”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy