Macron i kërkoi Attalit të qëndrojë në detyrë si kryeministër: Bëje për stabilitetin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron i kërkoi Attalit të qëndrojë në detyrë si kryeministër: Bëje për stabilitetin e vendit

Presidenti francez ka vendosur të mbajë Gabriel Atal si kryeministër.

“Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit të tij të qëndrojë në detyrë për momentin për stabilitetin e vendit”, njoftoi Pallati Elysee.

Gabriel Attal shkoi në  zyrën e Emmanuel Macron në mesditë për t’i dorëzuar atij dorëheqjen, siç bëri të ditur dje, të dielën.

I takon presidentit të Francës të pranojë ose jo dorëheqjen e kryeministrit.

Advertisement

Gabriel Atal tha dje se është i gatshëm të vazhdojë në detyrat e tij për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy