Tifozët e Gjermanisë ende nuk mund ta kalojnë eliminimin e tyre nga Euro 2024 kundër Spanjës në çerekfinale, veçanërisht penalltia që nuk u akordua nga arbitri Taylor për prekjen me dorë të Cucurella-s në zonën e penalltisë gjatë kohës shtesë.
Pikërisht kjo është arsyeja pse tifozët gjermanë kanë vendosur të hapin një peticion për të rishfaqur ndeshjen: deri më tani janë mbledhur 350 mijë firma dhe goli i radhës është gjysmë milioni.
Gjermania u eliminua nga Europiani, pasi humbi 2-1 ndaj Spanjës. Koha e rregullt përfundoi në barazim, teksa në kohën shtesë Mikel Merino shënoi golin që i dha fitoren Spanjës. /vizionplus.tv
Advertisement