Tentoi të vriste 18-vjeçarin, policia arreston të riun në Korçë, në pranga edhe ai që e përkrahu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Korçës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 19 qershor të këtij viti, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë ka tentuar të vrasë një 18-vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe një 51-vjeçar, i cili ka përkrahur të riun për shkak të lidhjeve shoqërore që kanë.

“Si rezultat nga këto struktura në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

-A. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.06.2024, në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin “Rang Rover” kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje.

Advertisement

Në vijim të veprimeve të kryera po në lidhje me këtë ngjarje, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-I. S., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin A. D., me të cilin ka lidhje shoqërore. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit I. D., në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe R. S., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndihmuar autorët e ngjarjes, të fshehin provat materiale, që kanë shërbyer për kryerjen e krimit”, njofton policia.

Po punohet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy