Riaktivizohet vatra e zjarrit në Maliq, flakët dëmtojnë kulturat bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Maliq, flakët dëmtojnë kulturat bujqësore

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e Maliqit. Sipas shërbimit zjarrfikës, vatrat 1 ditë më parë janë aktivizuar në zonën torfike të kësaj fushe mes Shqereasit dhe fshatit Vreshtas.

Sipas këtij shërbimi rritja e temperaturave bën të mundur aktivizimin e vatrave të cilat për momentin kanë prekur sipërfaqe jo të mëdha të mbjellë me kultura bujqësore përfshi edhe ato me grurë.

Mjete të shërbimit zjarrfikës të bashkisë  Maliq por edhe banorë të zonës, po bëjnë të pamundurën për të izoluar përhapjen e flakëve kryesisht në sipërfaqe të mbjella me grurë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy