Leu flokët rozë për ndeshjen kundër Spanjës, ish-portieri kritikon futbollistin gjerman: Mbase ndihet si grua

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinalen e Euro 2024, në të cilën Robert Andrich u shfaq me flokë rozë, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga ish-portieri Jens Lehmann, i cili tha se “ai mund të ndihet si një grua” dhe i kërkoi UEFA-s ta ndalonte.

Mesfushori i Leverkusenit vendosi t’i lyejë flokët rozë për ndeshjen ndaj spanjollëve por nuk i solli fat. Përkundrazi, i solli atij kritikën e Lehmann-it, fjalët e të cilit duke folur në televizionin gjerman shkaktuan bujë.

“Në ditët e sotme duhet të jesh i kujdesshëm sepse ai mund të ndihet si një grua apo diçka tjetër. Duhet të kesh tolerancë. Por në një kombëtare që është në krye, tani po flasim për diçka të tepruar.

Fillimisht kishte flokë bjond, tani rozë. Çfarë po përpiqet të na tregojë? A ka ndonjë çrregullim personaliteti dhe duhet veçuar kështu? Është shumë e çuditshme, kështu do të thosha po të isha shoku i tij dhe mendoj se të njëjtën gjë mendon edhe Nagelsmann”, tha fillimisht portieri veteran gjerman.

Advertisement

“Nëse portieri kundërshtar vesh një fanellë rozë, çfarë ndodh? Roza është shumë e ndezur dhe bie në sy në fushë. Pres që UEFA t’i ndalojë këto ngjyra në flokët e futbollistëve sepse mund të krijojnë konfuzion tek futbollistët”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy