Vrasja në Tetovë, Prokuroria jep urdhër për sigurimin e video incizimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas vrasjes së djeshme në Tetovë, nga Prokuroria njoftojnë se po mbledhin dëshmitë, përkatësisht video-inciyimet.

“Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Prokurori publik po i jep të gjitha urdhrat e nevojshme në mesin e të cilave janë edhe obduksioni dhe urdhër për sigurimin e video incizimeve”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se automjeti dhe mjete të tjera janë marrë për ekspertizë, kurse MPB po vepron për zbulimin e kryesit.

Nga policia theksuan se viktima është R.T i moshës 40 vjeçare.

Advertisement

“Në ora 20:35 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Shtipska” një person i cili ka qenë në automjetin ‘Mercedes’ ka gjuajtur me armë automjetin ‘BMW’ ku ka qenë personi R.T, i cili ka humbur jetën”, thane nga policia./Telegrafi/

The post Vrasja në Tetovë, Prokuroria jep urdhër për sigurimin e video incizimeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy