Rishi Sunak pranoi humbjen e tij në zgjedhje dhe uroi rivalin e Partisë Laburiste Keir Starmer për fitoren.
Sunak në deklaratën e tij mori përgjegjësinë për humbjen e konservatorëve dhe u kërkoi falje votuesve për këtë rezultat.
“I dhashë gjithçka qeverisë, por ju dërguat mesazhin se qeveria duhet të ndryshojë”, tha Sunak, duke u kërkuar falje edhe kandidatëve konservatorë.
Siç sqaroi ai, për dorëheqjen e tij kjo nuk do të ndodhë menjëherë por “kur të përfundojnë procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve zëvendësues”./vizionplus.tv
Advertisement