Arrestimi i Beqajt për shpërdorim të fondeve të BE, Tabaku: Turp i madh! Jeni të zhytur në korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimi i Beqajt për shpërdorim të fondeve të BE, Tabaku: Turp i madh! Jeni të zhytur në korrupsion

Arrestimi i ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka sjellë reagime të shumta në kampion opozitar, duke zënë edhe një pjesë të rëndësishme të diskutimeve në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvend.

Deputetja e PD Jorida Tabaku e ka quajtur një turp të madh akuzën që është ngritur ndaj Beqajt, për shpërdorim të fondeve të BE.

Sipas saj, ish ministri dhe persona të tjerë kanë pasur pozicione vendimmarrje janë të zhytur në korrupsion.

Beqaj është për shpërdorim të fondeve të BE dhe shyqyr që fusin fjalën integrim në çdo fjali dhe shyqyr që përmendim procesin e integrimit në çdo fjalim në parlament. Të na thoni neve që ju keni flamurin e luftës ndaj korrupsionit, ku jeni të zhytur të gjithë, ata që kanë qenë në vendimmarrje të gjithë në llumin e korrupsionit, për mua kjo është e papranueshme. Për të gjitha këto unë kam folur dhe jam sulmuar. Kam folur për Ilir Beqajn dhe janë ngritur dy ambasador dhe janë larguar nga takimi me Ilir Beqajn dhe ju e vutë atje dhe sot ai është turp i madh. Ilir Beqaj është turp i madh dhe dyfish më i madh, kur lajmi bëhet për shpërdorim fondesh të BE. Për këtë jeni ju që mbani përgjegjësi dhe nuk ka komision që ju shpërlan nga ky turp”, tha ajo. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy