Laert Haxhiu pritet të ekstradohet në Shqipëri, pasi Greqia ka dhënë miratimin dhe RENEA pritet të mbërrijë në Kakavijë për ta shoqëruar.
GJKKO e ka dënuar me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë 2 persona. Procesi në Gjykatën e Posaçme u zhvillua në mungesë të tij.
Ai akuzohet për masakrën e Lushnjes në shtator 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Shënjestër e atentatit, sipas SPAK, ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili mundi të shpëtonte.
Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.
Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. /vizionplus.tv