Aksident mes dy kamionëve në Bogorodicë, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se sot (07.03.2024) në ora 00:30 në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në magjistralen nga kryqëzimi Gjevgjeli deri në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Man” me targa të Velesit i drejtuar nga B.J.(35) nga fshati Selemli, dhe kamionit “Iveko” me targa regjistrimi të Gjevgjelisë, i drejtuar nga S.A.(26) nga fshati Stojakovë, Komuna e Bogdancit.

“Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë B.J, i cili gjatë rrugës për në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” iu nënshtrua plagëve dhe mjeku konstatoi vdekjen e tij”.

“Ndërsa S.A. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga DPB Gjevgjeli”, thonë nga MPB.

The post Aksident mes dy kamionëve në Bogorodicë, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy