Gjatë periudhës së verës duket se rreziku i helmimit është më pranë nesh. Të gjithë duhet të tregojnë kujdesin e duhur ndaj ushqimeve që konsumojnë pasi me rritjen e temperaturave rriten dhe mundësitë që ushqimet të prishin metabolizmin.
Fëmijët dhe moshat e treta janë më të riskuar ndaj këtyre problemeve, por vlen të theksohet që çdokush që konsumon ushqimet e mëposhtme mund të përballet me simptomat e helmimit.
Nuk mjafton që frutat, perimet të jenë të freskëta e të lara mirë, por muajt e verës ushqimet përgjithësisht rekomandohen të konsumohen të gatuara. Pjatave të mëposhtme bëni mirë t’u thoni JO, në rast se nuk dëshrioni të përfundoni të helmuar:
1.Frutat e detit krudo, ostriket e papërgatitura
2.Perimet e parpërgatitura e të paketuara në qese duhen shmnagur.
3.Mishit me gjak duhet t’i thoni jo në verë, nëse nuk dëshironi të përfundoni në spital
4.Në rast se vezët i preferoni të pagatuara, duhet të filloni t’i skuqni apo t’i zieni në mënyrë që të ulni riskun ndaj helmimit
5.Jo vetëm në stinën e verës, por gjatë gjithë vitit qumështi duhet të jetë i pastërizuar në të kundërt mund të helmohen.
/vizionplus.tv