
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, është emëruar ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, pasi Bordi i ri i Drejtorëve shkarkoi drejtorin e mëparshëm, Ejup Rustemin.
Trajanovski u zgjodh kryetar i Shkupit në vitin 2009 dhe këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2017, kur Petre Shilegov e mori postin e kryetarit të qytetit të Shkupit. Trajanovski ka shërbyer edhe si kryetar i Komunës së Gazi Babës deri në vitin 2005.
Drejtori i mëparshëm i “Rrugëve shtetërore” Ejup Rustemi e ka mbajtur këtë detyrë që nga viti 2020.
The post Koce Trajanovski emërohet ushtrues detyre drejtor i “Ndërmarrjes për rrugë shtetërore” appeared first on Telegrafi.
Advertisement