Artistja e njohur Pink ka anuluar koncertin e saj madhështor në Bernë të Zvicrës, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk dukej e mirë.
Këtë e ka konfirmuar stafi mjekësor i artistes, duke i thënë se ajo duhej të pushonte më shumë pas turit të saj të koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka ndodhur me artisten e njohur amerikane, por mendohet se marifetet e saj në skenë mund të kenë të bëjnë me të.
“Pink ka anuluar shfaqjen e saj në Bernë me urdhër të mjekut”, shpjegoi një burim më herët këtë mëngjes
“Ajo ka punuar shumë dhe performancat janë gjithmonë me shumë marifete,” i thanë ata The Sun.
Kjo është hera e dytë e këngëtares që sëmuret në mes të turneut, pasi i ndodhi edhe gjatë turneut të saj në Britani të Madhe.
Në qershor, vetëm disa orë para koncertit, ajo u tha fansave se nuk ishte mirë. Këngëtarja, ndau lajmin në një postim në Instagram se kishte një problem në stomak përpara koncertit në stadiumin Principality në Cardiff./living