Një 46-vjeçar me shtetësi italian është arrestuar nga policia këtë të martë në Portin e Sarandës, pasi ju gjetën në automjet disa armë të ftohta që i posedonte në kundërshtim me ligjin.
Policia njoftoi se 46-vjeçarit me iniciale M.M, gjatë kontrrolit i janë gjetur gjithashtu dorashka dhe kapuça në formën e maskës.
“Shërbimet e SPK Port Sarandë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin italian M. M.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin italian M. M., 46 vjeç, banues në Itali”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv