![“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, gafa e modeles shqiptare për humbjen e Ismail Kadaresë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/07/megg-711x400.png)
Të paktë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që nuk i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ismail Kadares nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në Instagram.
Aktorë, këngëtarë, moderatorë e deri te modelet, foto e Ismail Kadares padyshim ishte më e postuara nga VIP-at shqiptarë ditën e djeshme.
Por mes gjithë këtyre lotëve në Instagram, nuk ka munguar edhe një gafë. Ish-Miss Universe Albania 2015, Megi Luka e ka ngatërruar Kadarenë me autorin e mirënjohur, Dritëro Agolli.
Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”. Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur dhe 7 vite pas ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit./vizionplus.tv
Advertisement