Temperaturat e larta rikthejnë zjarret në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Temperaturat e verës kanë kthyer zjarret nëpër fusha dhe male, të shkaktuara, më së shumti, nga banorët që pastrojnë arat e tyre dhe ata që lëvizin nëpër pyje. Numri i zjarreve i cili vitin e shkuar kaloi shifrën prej 200, sivjet është dyfishuar, thotë komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë.

Nga policia e Tetovës, rikujtojnë qytetarët se për shkaktim të zjarrit dhe varësisht nga dëmi i shkaktuar, dënimet përveç në para, mund të shkojnë edhe deri në pesë vite burg.

“Shumica e këtyre zjarreve në intervenimet tona, paraqitet në sipërfaqe të hapura apo në natyrë. Në paraqitjen e zjarreve, si shkaktar i tyre është numër një faktori njeri. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek bujqit që të jenë shumë të kujdesshëm, dhe mos të ndezin zjarre në natyrë”./Alsat/

The post Temperaturat e larta rikthejnë zjarret në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy