Rusia pretendon se ka rrëzuar 25 dronë ukrainas pa pilot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia pretendon se ka rrëzuar 25 dronë ukrainas pa pilot

Forcat e armatosura të Ukrainës filluan sulmet me të paktën 25 mjete ajrore pa pilot ( UAV ) kundër zonave në Bryansk dhe Kursk në Rusinë jugperëndimore, thanë dy guvernatorët rajonalë, duke shtuar se dronët e armikut u rrëzuan.

Mbrojtja ajrore rrëzoi 18 dronë në Bryansk, tha guvernatori rajonal Alexander Bogomaz në Telegram.

Të paktën shtatë drone u rrëzuan në Kursk, tha guvernatori rajonal Alexei Smirnov në një postim në Telegram.

Dy qeveritarët rajonalë informuan se nga sulmet ajrore nuk u raportuan të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.

Advertisement

Agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk është në gjendje të verifikojë raportet specifike, ndërsa shton se në shumë raste zyrtarët rusë nuk e bëjnë të ditur masën e plotë të dëmit të shkaktuar nga sulmet ukrainase./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy