Temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2024

E diela pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 38 gradë celsius. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë./vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy