Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Joe Biden foli të premten lidhur me shqetësimet e demokratëve për atë që u konsiderua si një paraqitje e dobët në debatin e parë presidencial.

Siç raporton korreposdentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, disa mbështetës po bëjnë thirrje që ai të largohet nga gara presidenciale, por analistët thonë se presidenti aktual mund të përmirësohet në debatet e tjera.

Një ditë pas debatit presidencial me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, Presidenti Joe Biden vazhdoi fushatën në Karolinën e Veriut. Ai dukej plot energji ndërsa fliste mbi pikëpyetjet e ngritura për moshën e tij pas debatit të parë.

“Unë nuk flas aq mirë sa dikur. Nuk debatoj si dikur. Por unë di ta bëj këtë punë. Unë di si t’i bëj gjërat. Si miliona amerikanë, unë e di se kur rrëzohesh, duhet të ngrihesh përsëri”, deklaroi zoti Biden.

Advertisement

Analistët thonë se hezitimi gjatë debatit dhe komentet e zbehta, kryesisht në fillim të debatit, ishin të dukshme.

“Detaji më i spikatur i mbrëmjes ishte toni i zërit të zotit Biden, i lëkundur dhe i zbehtë. Ai nuk ishte i aftë të jepte përgjigje të thejshta dhe koherente. Ai iu përgjigj pyetjeve vetëm gjysmën e kohës së debatit dhe në disa momente ai humbi aftësinë për vazhduar të shprehte mendimin e tij”, thotë Michael Kimmag, nga Universiteti Katolik i Amerikës.

Zoti Biden, 81-vjeçar, tha se kishte dhimbje të fytit, por shqetësimet për moshën e presidentit u intensifikuan pas debatit. Senatori republikan Marco Rubio vuri në dyshim aftësinë e zotit Biden për të udhëhequr.

“Duhet të pyesni veten se në të vërtetë kush i merr vendimet çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë, sepse nuk mendoj që personi që pamë në debat është është i aftë të qeverisë”, deklaroi ai.

Advertisement

Shumë demokratë shprehën zhgënjimet e tyre në rrjetet sociale pas debatit. Gazeta “The New York Times” shprehej përmes një editoriali se: “për t’i shërbyer vendit të tij, Presidenti Biden duhet të largohet nga gara”.

Nëse presidenti nuk largohet vullnetarisht nga gara, ai është ende në rrugën e duhur për të siguruar emërimin e partisë në Konventën Kombëtare të Demokratëve, që mbahet në muajin gusht.

Por nëse zoti Biden do të largohej nga gara, një ndër emrat e përfolur për ta zëvendësuar atë është guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom. Ky i fundit e mbështeti zoti Biden edhe pas debatit të së enjtes.

“Nuk ka të bëjë me stilin, por me dhënien e rezultateve për popullin amerikan. Dhe sonte, mendoj se Joe Biden u kujtoi amerikanëve arritjet dhe vizionin e tij për të ardhmen” , tha ai.

Advertisement

Disa analistë mendojnë se paraqitja e zotit Biden mund të ndryshojë në debatet e tjera.

“Zakonisht, udhëheqësit në detyrë, nuk paraqiten mirë në raundin e parë të debateve, sepse nuk kanë praktikuar të flasin në mitingje, ndërsa zoti Trump është praktikuar të flasë në tubime. Duhet të presim dhe të shohim nëse zoti Biden do të përmirësohet. Besoj se ai do të dalë më mirën në debatin tjetër që do të mbahet në muajin shtator”, thotë Howard Stoffer, nga Universiteti New Haven./VOA

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy