Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Çërravë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin duke sjellë dhe përmbysjen e mjetit në rrugë.
Te njëjtat burime thanë se në momentin e aksidentit në mjet kanë qenë një çift bashkëshortësh të cilët për fatin e mirë nuk kanë pësuar dëmtime.
Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti por paraprakisht mendohet se shpejtësia dhe përgjumja janë bërë shkak i këtij aksidenti./vizionplus.tv
Advertisement