Shpëtohet turisti nga Anglia që kishte rënë në ujërat e Liqenit të Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se sot (27.06.2024) në ora 12:35 në SPB Ohër është raportuar se një person ka rënë nga shkëmbi në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë një kompleksi hotelier në bregun e Ohrit dhe ka pësuar lëndime.

“Në vendin e treguar menjëherë janë dërguar punonjës policorë nga Stacioni Policor i Ohrit, si dhe nga Stacioni Policor për Vëzhgim Kufitar “Liqeni i Ohrit”. Pas masave të marra personi është nxjerrë jashtë dhe është konstatuar se është S.M.A(45) nga Anglia”.

“Mjeku i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar se i njëjti ka pasur lëndime trupore dhe më pas me një gomone të Stacionit të Policisë së Vëzhgimit Kufitar është transportuar në Policinë e Liqenit. Nga aty i lënduari me automjet mjekësor është transportuar në spitalin e Ohrit”, thonë nga MPB.

The post Shpëtohet turisti nga Anglia që kishte rënë në ujërat e Liqenit të Ohrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy