Përplasi një makinë dhe kërcënoi shoferin me thikë, arrestohet 39-vjeçari i dehur në Pogradec

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasi një makinë dhe kërcënoi shoferin me thikë, arrestohet 39-vjeçari i dehur në Pogradec

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar, i cili në gjendje të dehur shkaktoi aksident në aksin rrugor “Poradec-Tushemisht”.

Policia njofton se shtetasi K.R, banues në fshatin Buçimas, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin O. B.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më pas, 39-vjeçari është konfliktuar me shtetasin O. B. dhe dyshohet se e ka kanosur atë, me mjet prerës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy