“Luftë emigrimit me projekte”, ambasadori britanik në Shkodër: Shumë të rinj duan ende të largohen nga Shqipëria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luftë emigrimit me projekte”, ambasadori britanik në Shkodër: Shumë të rinj duan ende të largohen nga Shqipëria

Ikja e të rinjve është sfida më e madhe që ka Shqipëria dhe ndaj këtij fenomeni Britania e Madhe ka patur një fokus të veçantë për ta frenuar. Nga Shkodra ku zgjodhi të organizojë “Festën Britanike të Çajit”, ambasadori Alastair King-Smith, u ndal tek mbështetja që është dhënë për të zbutur këtë plagë.

“Shumë të rinj, veçanërisht nga veriu mendonin se mundësia e vetme dhe më e mirë ishte ta linin Shqipërinë dhe të udhëtonin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesërisht, kjo është si pasojë e ndikimeve sfiduese të pabarazisë së zhvillimit, në të gjithë vendin. Falë ndihmës tuaj, nisëm ta ndryshojmë këtë duke krijuar partneritete të reja për të shtuar lidhjet e biznesit, arsimit dhe ato kulturore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe veriut të Shqipërisë”, tha ambasadori King-Smith.

Ambasadori foli veçanërisht për Shkodrën dhe mbështetjen që i duhet dhënë veriut të Shqipërisë, por megjithë punën e bërë shifrat tregojnë ende se shumica e të rinjve duan të ikin.

“E dimë prej studimit më të fundit të Këshillit Britanik se mbi dy të tretat e të rinjve vazhdojnë të synojnë largimin nga Shqipëria. Kjo është arsyeja pse financuam kryerjen e një vlerësimi ekonomik rajonal për të gjithë veriun, duke punuar në të gjithë rajonet e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Lidhjet e gjera rajonale do të jenë thelbësore për suksesin tonë të ardhshëm”, tha ambasadori King-Smith.

Advertisement

Trafiku i klandestinëve ishte një tjetër shqetësim që ngriti ambasadori Britanik i cili më pas foli edhe për mbështetjen britanike në ndërtimin e hekurudhës Durrës – Prishtinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy