Samiti i BE-së në Bruksel/ Nga marrëveshja me Ukrainën dhe lufta në Lindjen e Mesme, te zgjedhja e zyrtarëve të lartë të bllokut, zbardhet agjenda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti i BE-së në Bruksel/ Nga marrëveshja me Ukrainën dhe lufta në Lindjen e Mesme, te zgjedhja e zyrtarëve të lartë të bllokut, zbardhet agjenda

Në Bruksel do të mbahet një takim dyditor i Këshillit Evropian, në të cilin, siç pritej, do të nënshkruhet një marrëveshje midis Ukrainës dhe BE-së dhe do të zgjidhet lidershipi i Bashkimit.

Krerët e shteteve dhe qeverive do të fillojnë të mblidhen në ndërtesën e Këshillit Evropian nga ora 12:30 dhe takimi pritet të fillojë në orën 14:00.

Në përputhje me informacionin e dhënë më parë për gazetarët, një ceremoni e nënshkrimit të Marrëveshjes Ukrainë-BE do të zhvillohet para takimit.

Në një letër ftese drejtuar liderëve të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se takimi do të fillonte me një shkëmbim pikëpamjesh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Advertisement

“Konkretisht, takimi ynë do të nisë të enjten më 27 qershor në orën 14:00 me një shkëmbim pikëpamjesh me Presidentin Zelensky. Ky do të jetë një mundësi për të diskutuar situatën në terren, por edhe për të marrë parasysh disa arritje që nga takimi ynë i fundit. Në veçanti, Këshilli Evropian do të jetë një mundësi për të mirëpritur miratimin e kornizave negociuese dhe mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, këto janë hapa historikë në mbështetjen e rrugës përkatëse të këtyre vendeve drejt anëtarësimit evropian”, tha Michel.

Përveç kësaj, liderët e BE-së do të miratojnë Agjendën Strategjike, e cila do të përcaktojë prioritetet dhe orientimet strategjike të BE-së për pesë vitet e ardhshme, si dhe do të zgjedhë udhëheqjen e Unionit: Presidentja aktuale Ursula von der Leyen u propozua për postin e President të Komisionit Evropian, për postin e Presidentit të Këshillit Evropian, ish-kryeministri i Portugalisë Antonio Costa, për postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe për postin e Presidentit të Parlamenti Evropian,Presidentja aktuale Roberta Metsola.

Gjithashtu në axhendë janë çështjet e konkurrencës, sigurisë dhe mbrojtjes, migracionit dhe Lindjes së Mesme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy