Skandali në spitalin Onkologjik, ministrja e Shëndetësisë sot interpelancë në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali në spitalin Onkologjik, ministrja e Shëndetësisë sot interpelancë në Kuvend

Ditën e sotme Kuvendi do të zhvillojë seancën plenare, e cila pritet që të nisë në orën 10:00.

Gjatë seancës së sotme është parashikuar të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, e kërkuar nga Tritan Shehu për surrogacinë dhe ligjin e ri për abortin.

Por debati nuk pritet të kufizohet vetëm në këtë çështje. Skandali që ka ndodhur tek spitali Onkologjik, ku mjekët kanë bërë pazare me jetën e qytetarëve, pritet të dominojë një pjesë të interpelancës.

Qeveria deklaroi se do të forcohet ligji ndaj mjekëve që shkelin të drejtat e pacientëve dhe po hetohet gjithë stafi i spitalit, ndërsa deri më tani është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për mjekun kirurg Edmond Gashi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy