Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi i Anglisë në Euro 2024 dhe është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një “çështjeje të ngutshme familjare”, ka konfirmuar Federata e Futbollit (FA).
Mesfushori i Manchester City filloi të tre ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë në Gjermani, ndërsa skuadra e Gareth Southgate përparoi duke përfunduar në krye të Grupit C.
Por FA tha në një deklaratë të shkurtër të mërkurën se Foden do të largohej nga baza e ekipit GolfResort Weimarer Land pranë Erfurt për një problem.
Nuk është dhënë ende asnjë informacion se kur lojtari mund të kthehet.
Anglia do të zbulojë fatin e saj në 1/16 të mërkurën në mbrëmje, me Holandën ose ekipin e vendit të tretë në Grupin E, kundërshtarët e tyre të parë me eliminim në Gelsenkirchen të dielën. /vizionplus.tv