Shqipëri që na bën krenarë, mbyllet këtu rrugëtimi në Euro 2024, shpresa të mëdha për të ardhmen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëri që na bën krenarë, mbyllet këtu rrugëtimi në Euro 2024, shpresa të mëdha për të ardhmen

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në kampionatin Europian. Kuqezinjtë humbën me rezultat minimal ndaj Spanjës, me një gol të Ferran Torres që në pjesën e parë.

Edhe pse përballë një ekipi të madh, djemtë e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytrë rritën presionin dhe rrezikuan disa herë portën e David Raya.

Zëvendësimet e Sylvinhos bënë diferencën dhe me futjen e Brojës dhe Arbër Hoxhës loja mori më shumë ritëm.

Spanjollët dominuan me kontrollin e topit me 62%. Ndërkohë, Shqipëria pati 4 raste drejt portës, kundrejt 2 të Spanjës.

Advertisement

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Shqipëria humbi ndaj Italisë me rezultatin 2-1. Nedim Bajrami u fut në histori duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e Europianit, vetëm 23 sekonda nga fillimi i lojës.

Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Kroacisë kuqezinjtë e nisën mirë dhe shënuan  të parët me Qazim Laçin, teksa kroatët barazuan me Kramaric në pjesën e dytë. Një autogol i Gjasulës e kaloi Kroacinë në avantazh dhe ishte po ai që në minutat shtesë shënoi golin e barazimit.

Ndeshja tjetër e grupit mes Kroacisë dhe Italisë u mbyll me rezultatin 1-1.

Kështu, Spanja kalon në raundin e 1/16-ave si e para e grupit, ndjekur nga Italia në vendin e dytë.

Advertisement

Kroacia e mbyll në vendin e tretë me 2 pikë dhe Shqipëria në fund të grupit me 1 pikë.

Edhe pse nuk kaluam në fazën me eliminim direkt të Europianit, Shqipëria bëri një turne të mirë dhe lojtarët japin shpresa për të ardhmen. Broja, Hoxha, Asllani, Laçi, Mitaj, Bajrami e të tjerë treguan që do të shohim një Shqipëri kompetitive në të ardhmen. / vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy