Fragmentet e raketës shpërndahen mbi plazhistët në Krimenë e pushtuar nga Rusia, 5 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fragmentet e raketës shpërndahen mbi plazhistët në Krimenë e pushtuar nga Rusia, 5 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Të paktën pesë persona u vranë dhe mbi 100 u plagpsën kur fragmente raketash u shpërndanë mbi plazhistët gjatë një sulmi ukrainas në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e pushtuar nga Rusia, thonë autoritetet.

“Për fat të keq, ne aktualisht kemi 124 viktima, nga të cilët tre janë fëmijë”, tha guvernatori i evastopolit Mikhail Razvozhayev në Telegram.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një postim në Telegram se Ukraina e kreu sulmin duke përdorur  “raketat operative-taktike ATACMS të furnizuara nga SHBA të pajisura me koka luftarake grumbulluese”.

Këto raketa u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse, por një tjetër “devijoi nga trajektorja e fluturimit dhe shpërtheu në ajër mbi qytet”, thuhej në postim.

Advertisement

Pamjet e postuara në X tregojnë pasojat e sulmit, me ciicilë të plagosur të cilët merren nga plazhi me barrela dhe dërgohen në spital.

Pushuesit, disa me rroba banje, shihen duke u larguar nga zona.

Sipas dëshmitarëve okularë në terren, nuk kishte asnjë sirenë sulmi ajror që paralajmëronte sulmin.

Në përgjigje të sulmit të Ukrainës në Sevastopol, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se “veprime të tilla nuk do të mbeten pa përgjigje”, duke thënë se përgjegjësia për sulmin bie në Uashington.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Sevastopolit, duke shtuar se prioriteti i qeverisë ruse është të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për viktimat, thotë RIA.

Advertisement

Ukraina nuk ka komentuar zyrtarisht për sulmin, por CNN ka kontaktuar me ushtrinë ukrainase për një koment.

Krimea është pushtuar nga Rusia që kur forcat e saj aneksuan gadishullin në vitin 2014. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, ajo është sulmuar sporadikisht nga forcat ukrainase.

Kievi ka këmbëngulur më parë se sulmet e tij në Krime, të cilat kanë shënjestruar bazat dhe anijet detare ruse, janë një pjesë integrale e strategjisë së tyre, që synojnë të përpiqen të izolojnë gadishullin dhe ta bëjnë më të vështirë për Rusinë që të vijojë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, i tha CNN një burim ukrainas i njohur me strategjinë vitin e kaluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy