Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski sot ka paraqitur ankesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për kërcënimet ndaj jetës dhe sigurisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, kërkesa është dorëzuar për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta të drejtuara ndaj një gjyqtari, përkatësisht gjyqtarëve që kanë të bëjnë me trajtimin e një rasti të caktuar nga Gjykata.
“Kryetari Kostadinovski dënon ashpër kërcënimet e tilla ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se në një shoqëri demokratike, kërcënimet e tilla dhe të ngjashme paraqesin sulm ndaj integritetit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe presion të drejtpërdrejtë mbi vendimmarrjen e pavarur të gjithë gjyqtarëve”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Kushtetuese.
Për shkak të seriozitetit të kërcënimeve dhe thirrjeve publike për dhunë, Gjykata pret nga organet kompetente që në mënyrë profesionale dhe të shpejtë të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të ndriçuar këtë kërcënim dhe kërcënime të ngjashme ndaj gjyqtarëve./Telegrafi/
The post Kostadinovski raporton në polici kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Telegrafi.