Donin ta martonin pa dëshirën e saj dhe e dhunuan, burg për babanë, vëllanë dhe të fejuarin e 29-vjeçares

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Donin ta martonin pa dëshirën e saj dhe e dhunuan, burg për babanë, vëllanë dhe të fejuarin e 29-vjeçares

Tre dhunuesit e 29-vjeçares në Vlorë janë lënë në burg nga Gjykata.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë  për të atin e vajzës, 60-vjeçarin Astrit Bajrami, vëllanë e saj 26-vjeçar, Ervin Bajrami dhe partnerin, Armand Janka.

Më 22 qershor, 29-vjeçarja u dhunua nga familjarët e saj pasi këta të fundit donin ta martonin kundër dëshirës së saj.

E reja u dërgua në spital ku mori ndihmë mjekësore.

Advertisement

Babai të saj, gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan municione luftarake dhe një armë gjahu./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy