Dhjetra të vrarë në Gaza, Izraeli sulmon edhe disa pozicione të Hezbollah në Liban

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetra të vrarë në Gaza, Izraeli sulmon edhe disa pozicione të Hezbollah në Liban

Sulmet zraelite nga ajri dhe nga toka nuk kanë të ndalur në rripin e gazës duke mos kursyer as zonat të cilat janë deklaruar të sigurta.

Dhjetëra persona janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit duke e rritur edhe më shumë numrin e viktimave të luftës së përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit e cila ka hyrë tashmë në muajin e nëntë.

Autoritetet palestineze raportojnë se ka ende viktima nën rrënojat e objekteve të bombarduara.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite operacionet po zhvillohen në pjesën jugore dhe qëndrore të rripit të gazes më qllim goditjene e objektivave terroriste dhe hkatërrimin e infrastrukturës së tyre.

Advertisement

Një tjetër ngjarje ‘horror’ është raportuar nga bregu perëndimor. Në një video të publikuar në media shfaqen forcat izraelite me një palestinez të plagosur dhe të lidhur në pjesën e përparme të një automjeti ushtarak.

Pasi pamjet bën xhiron e rrjetit në të gjithë botën izraeli pranoi se ushtarët kishin shkelur protokollin ushtarak dhe se i plagosuri u dërgua për mjekim.

Tensionet vijojnë edhe në pjesën veriore të territorit izraelit në kufij me Libanin. Ushtria njoftoi se ka  sulmuar një post vëzhgues të Hezbollahut në afërsi të kufirit.

Ndërkohë ministri izraleit i mbrojtjes yoav gallant është nisur drejt uashingtonit ku do të pritet nga zyrtarë të lartë amerikan për të disutuar luftën në gaza dhe rritjen e tensioneve me Hezbollahun./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy