Sylvinho ndryshime me Spanjën?! Hoxha, Broja dhe Balliu mund ta nisin ndeshjen nga fillimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sylvinho ndryshime me Spanjën?! Hoxha, Broja dhe Balliu mund ta nisin ndeshjen nga fillimi

Nga Ervin Sina 

Shqipëria mund të ndryshojë sërish fytyrë për ndeshjen e fundit në grup kundër Spanjës.

Trajneri Silvinjo nuk i ka qëndruar strikt emrave të njëjtë nga ndeshja e parë në të dytën.

E gjasat janë që kështu të ndodhë edhe për duelin e rëndësishëm kundër iberikëve të hënën.

Advertisement

Në takimin e parë kundër Italisë ku u mundën 2 me 1, kuqezinjtë luajtën me formacionin klasik të eliminatoreve me përjashtim të majës së sulmit ku luajti Broja në vend të Cikalleshit i pagrumbulluar, ndërsa me Kroacinë në barazimin 2 me 2, humbën terren qoftë Broja por edhe Seferi, një beniamin i Silvinjos.

Kundër Spanjës siguria më e madhe për të fituar pozita dhe për ta nisur nga minuta e parë është Arbër Hoxha.

Një lojtar që ka bërë menjëherë për vete të gjithë ambientin kuqezi me freskinë fizike, agresivitetin, shpirtin e garës dhe aftësinë për të dribluar kundërshtarët.

Kundër Italisë u fut me një ritëm krejt ndryshe nga loja jo e mirë e Shqipërisë, ndërsa kundër Kroacisë bëri diferencën në fund edhe pse luajti pas minutës së 85.

Advertisement

Aktivizimi i tij me siguri do të sfumojë aktivizimin sërish të Taulant Seferit.

Me spanjollët do të jetë më në fund koha për të parë në aksion edhe Ivan Balliun në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Hysaj pati përmirësim në ndeshjen me Kroacinë pavarësisht se u dënua sërish nga episode, por Balliu luan në Spanjë dhe është ndeshja e duhur për të qënë në fushë.

Në sulm do të rikthehet të udhëheqë skuadrën Armando Broja i cili nuk luajti asnjë minutë kundër Kroacisë.

Advertisement

Në qendër të mbrojtjes edhe pse Ajeti ka qënë deri tani partneri i Gjimshitit, mund të jetë radha e Ismajlit.

E rëndësishme është që skuadra është e plotë, ndonëse Asani, Manaj dhe Asllani kanë pasur disa shqetësime të vogla./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy