Më datë 21.06.2024 në ora 20:10 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Glumovë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një “Audi”. Automjeti i pasagjerëve me targa të Shkupit i drejtuar nga B.L.(27) nga Shkupi, i cili më pas ka dalë nga rruga.
Në aksident është lënduar rëndë pasagjeri S.L(49) nga Shkupi, ndërsa tre pasagjerët e tjerë, mes të cilëve dy të mitur, të gjithë nga Shkupi dhe 27-vjeçari B.L. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” Shkup.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.
The post Dy fëmijë dhe dy gra kanë mbetur të lënduar në Shkup pasi një shofer ka goditur automjetin e tyre appeared first on Telegrafi.