Dhjetra automjete qëndrojnë të bllokuara tek “Shkalla e Tujanit”, mes tyre edhe një kortezh mortor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetra automjete qëndrojnë të bllokuara tek “Shkalla e Tujanit”, mes tyre edhe një kortezh mortor

Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Qytetarët e bllokuar aty raportojnë se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë e të sëmurë.

I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër.

Shkak për këtë bëhen punimet për rivitalizimin e skarpatës së rrugës ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.

Advertisement

Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy