“Black out” total në të gjithë Shqipërinë, Balluku shpjegon shkaqet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Black out” total në të gjithë Shqipërinë, Balluku shpjegon shkaqet

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar për “blackout” total që pushtoi vendin tonë për disa minuta.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se në linjën e energjisë mes Shqipërisë dhe Greqisë pati një avari që krijoi këtë problematikë, ndërsa shpjegoi edhe shkaqet e kësaj situate.

Ngarkesa në sistemet e trasmetimit dhe temperaturat e larta krijuan këtë problematikë.

“Kishim shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, jemi informuar nga operatorët se e njëjta situatë është edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Bosnje.

Advertisement

Nga verifikimet e para rezulton se volumet e mëdha të transmetimit dhe temperaturat shumë të larta kanë krijuar këtë problematikë. Nga puna e mirë e bërë në terren, kemi arritur të rikuperopjmë të gjithë shpërndarjen e enrgjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30  minutash, Tirana është rikuperuar brenda 17 mibnutash

Vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikiu të lartë sepse volumet e transmetimit në linjat e interkonesionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe temperaturat do të vazhdojnë të jenë në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me operatorët në rajon, do të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problemin dhe për të mbajtur rrjetin të sigurt, tha Balluku./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy