Heroi i Portugalisë në fitoren e Europianit, ku ka përfunduar sot njeriu që i dha trofeun Ronaldos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

A ju kujtohet Ederzito António Macedo Lopes? Megjithatë, edhe pse duket totalisht anonim, ai ishte idhulli i një vendi të tërë që arriti lavdinë maksimale në vitin 2016.

Konkretisht, ishte natën e 10 korrikut, në Stade France. Portugalia u përball me Francën në finalen e Eurokupës. Cristiano Ronaldo ishte ylli i një skuadre që, me futbollistët veteranë si Nani, Pepe dhe Rui Patricio, dhe entuziazmin e lojtarëve të rinj premtues, si Renato Sanches dhe Raphaël Guerreiro, ishin një ndeshje larg ngritjes së titullit të tyre të parë ndërkombëtar.

Edhe pse njeriu që shkroi emrin e tij në librat e historisë së futbollit ishte një tjetër, Ederzito António Macedo Lopes, i njohur për të gjithë si Éder. I gjatë, në dukje i ashpër dhe me një model flokësh të veçantë, ai ishte autori i raketës që Hugo Lloris nuk e ndaloi dot në minutën e 109-të dhe që shërbeu për t’i dhënë trofeun Ronaldos që e ndiqte ndeshjen nga tribuna.

Për Ederin, koha ndaloi atë natë të 10 korrikut 2016. Të gjithë filluan të humbnin gjurmët e tij. A e dini se çfarë ndodhi me idhullin portugez pas Europianit?

Advertisement

Pas atij momenti lavdie, Eder vazhdoi karrierën e tij të fshehur, e cila gradualisht u shua. Për të, nuk kishte asnjë shtysë nga Europiani. Kur arriti të tridhjetat, ai shkoi në Lokomotiv Moskë, ku fitoi ligën, por nuk kishte rekorde shumë të dukshme. Aty kaloi edhe dy sezone të tjera, deri në vitin 2021, kur mbeti pa ekip. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy