Autoambulancë për të dhuruar gjak, mundësi më shumë për të qenë afër qytetarëve që duan të ndihmojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autoambulancë për të dhuruar gjak, mundësi më shumë për të qenë afër qytetarëve që duan të ndihmojnë

Kjo autoambulancë lëvizëse do të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve që duan të dhurojnë gjak dhe do të vendoset në sheshet kryesore të qyteteve në të gjithë vendin, sipas një kalendari të caktuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se tashmë do të jetë më e lehtë edhe për Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut që të jetë sa më afër dhuruesve.

“Është një mundësi më shumë për të gjithë ata dhurues vullnetar të gjakut për ti aksesuar në çdo cep të vendit. Në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut përsëris thirrjen për këdo që ka mundësi, të mos hezitojë të shpëtojë jetë. Është shumë e rëndësishme që të rrisim ndërgjegjësimin për dhurimin vullnetar të gjakut edhe pse shifrat janë duke u përmirësuar”, tha Koçiu.

Sipas mjekëve, gjatë stinës së verës rriten ndjeshëm nevojat për gjak si rrjedhojë e shtimit të aksidenteve ndërsa deri më tani 75% e nevojave mbulohen nga familjarët.

Advertisement

Për vitin 2023 dhurimet vullnetare të gjakut arritën në nivelin 13.4 dhurime për 1000 banorë dhe qëllimi është që të arrihet në 18 dhurime për 1000 banorë që do të thotë në masë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy