Një fushatë po përgatitet nga tifozët e Shqipërisë, të cilët pritet të “pushtojnë” Dortmundin.
Më konkretisht, rreth 50 mijë tifozë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për ndeshjen e kombëtares kundër Italisë për Euro 2024.
Në fakt, e tillë është çmenduria dhe padurimi i tifozëve shqiptarë, saqë mezi prisnin fillimin e turneut dhe mijëra shkuan në stërvitjen e skuadrës dje.
Ndaj “Signal Induna Park” ku do të presë edhe ndeshjen mes skuadrës së Silvinhos dhe Italisë, pritet të lyhet me “të kuqe”. /vizionplus.tv
Advertisement