Karkaleci “pushton” Dumrenë, dëme të mëdha te të mbjellat dhe në pemëtari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Karkaleci “pushton” Dumrenë, dëme të mëdha te të mbjellat dhe në pemëtari

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat. Zona më problematike paraqitet në Belsh, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatrat përreth.

Sipas fermerëve karkaleci ka shkatërruar të gjitha të mbjellat, e tashmë po dëmton edhe pemëtarinë.

“Çdo parcelë ku të shkosh ka karkaleca. Jonxhat i ka bërë copa. Nuk kam korrur asnjë kostër, spërkatje i kam bërë vetë nuk ka bërë efekt”, thonë fermerët.

Drejtori Rajonal i Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve Fatmir Ozuni pasi ka inspektuar  situatën në terren thotë se sipërfaqe të tëra në Belsh ndodhen  në kushtet e emergjencës .

Advertisement

 “Zona e Belshit është një vatër active kjo është nderhyrja e dyte që bëjm këtë vit.  në vitin e parë rezultatet qenë positive sepse zhdukëm disa vatra dhe sivjet ato vatra nuk janë, por kemi vatra të reja të cilat sot me mbështetjen e ministrisë do marrim masat për të ndërhyrë”, thotë Onuzi.

“Kemi urdhëruar nisjen e dezinfektimit”, bëhet me dije.

Duke qenë se banorët mbarështojnë kafshë të imëta dhe të trasha dezinfektimi i vatrave të infeksionit kryhet me një preparat që nuk i dëmton këto të fundit dhe kryesisht pasditeve.

Meqë kjo është zonë që ka blegtori perparitui që përdoret është paqëesor me mejdisin dhe nuk dëmton”, thotë Ramazan Kapllani, përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes së Bimëve në Elbasan.

Advertisement

Një situatë e tillë në zonën e Dumresë përsëritet prej tre vitesh. Dezinfektimet sporadike të vetë fermerëve rezultojnë të pasuksesshme pasi karkaleci lëviz dhe rikthehet. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy