Bayerni paguan klauzolën e yllit të Stuttgartit, zyrtarizimi çështje ditësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bayerni paguan klauzolën e yllit të Stuttgartit, zyrtarizimi çështje ditësh

Bayern Munich ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar veror, duke përforcuar qendrën e mbrojtjes.

Pasi ranë dakord për ardhjen e mbrojtësit të Gjermanisë dhe Leverkusenit, Jonathan Tah, i cili do të kalojë në Mynih një vit para skadimit të kontratës me kampionin në fuqi, bavarezët tashmë kanë rënë dakord për një tjetër përforcim cilësor në mbrojtje nga Bundesliga.

Advertisement

Transferimi i radhës i bavarezëve është qendërmbrojtësi japonez i Stuttgartit, Hiroki Ito.

Bild ka raportuar se gjiganti gjerman ka paguar klauzolën e lojtarit e cila ishte prej 30 milionë eurove dhe tanimë ka një marrëveshje personale edhe me lojtarin.

25-vjeçari ka qenë ndër mbojtësit më të mirë në Bundesliga, derisa Stuttgart kishte paguar vetëm 400 mijë euro për transferimin e tij.

Reprezentuesi japonez këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën e Stuttgart duke qenë një lider në qendrën e mbrojtjes.

Advertisement

Mediat gjermane kanë raportuar se zyrtarizimi i Itos si lojtar i ri i Bayernit tanimë është çështje ditësh, për mos të thënë orësh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy