Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokument të falsifikuar, ndalohet në portin e Vlorës dhe procedohet penalisht i riu nga Nigeria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokument të falsifikuar, ndalohet në portin e Vlorës dhe procedohet penalisht i riu nga Nigeria

Një shtetas nigerian ka tentuar të dalë nga Shqipëria me një dokument identifikimi italian të falsifikuar.

Ai u ndalua nga policia në portin e Vlorës, ndërsa është proceduar penalisht.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Në vijm të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

Advertisement

O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.

32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar.
Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy