Dy persona i vjedhin makinën 28-vjeçarit në Elbasan, nuk i binden policisë për të ndaluar, braktisin mjetin që u përfshi nga flakët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy persona i vjedhin makinën 28-vjeçarit në Elbasan, nuk i binden policisë për të ndaluar, braktisin mjetin që u përfshi nga flakët

Elbasan– Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në rrugën e bjetër r “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip “Ford”, shtetasit R. Ll., 28 vjeç.

Policia ka pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar, por shoferi nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Për t’iu shmangur Policisë, 2 personat e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy