Holanda shkëlqen para nisjes së kampionatit europian,. Tulipanët mundën 4 me 0 në miqësoren e fundit Islandën duke treguar se ndryshe nga parashikimet e deritanishme, në listën e pretendentëve te mëdhenj janë edhe ata.
Ishte në fakt i dyti sukses me të njëjtat shifra të thella 4 me 0 për “portokallinjtë” kundër një rivali si kombëtarja nordike e cila pak ditë më parë befasoi Anglinë duke e mundur në Uembli. Rezultati u zhbllokua në minutën e 23 kur talenti i Leipzig por në pronësi të PASG, Xavi Simons shënoi për të zotët e shtëpisë.
Deri në përfundim të pjesës së parë hero ishte portieri islandez Valdimarson që neutralizoi tre herë rastet e Depait. Mirëpo ai u dorëzua në pjesën e dytë kur Holanda dyfishoi me anë të Van Dajk përmes një shërbimi të Natan Ake në minutën e 49. Në vijim zgjohen miqtë të cilët patën dy mundësi me Bordarson dhe Ingason, e me të kaluar kjo frikë, Holanda i fundosi falë golave të Malen dhe Veghorst.
Loja e bukur dhe dëfryese e skuadrës së Kuman, u sfumua vetëm nga lajmet e këqija që erdhën nga infermieria. Kopmeiners u dëmtua në nxemje para se të niste takimi ndërsa Frenki de Jong duket se e ka humbur europianin tashmë, dy problem në fakt shumë serioze për Holandën e cila në fazën e grupeve do të ketë punë me Poloninë, Austrinë dhe Francën. /vizionplus.tv