Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka njoftuar disa nga emrat e funksionarëve që do të jenë në qeverinë e ardhshme.
Taravari konfirmoi se ai do të jetë ministër i Shëndetësisë.
“Izet Mexhiti do të jetë zv. kryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, Arben Fetai do të jetë zv. kryeministër për qeverisje të mirë dhe Fatmir Limani për politikë sociale. Për ministrinë e Ekonomisë pritet që të vendoset sot”, tha Taravari.
Dje, Izet Mexhiti tha se pozita e zv. kryeministrit për Integrime Evropiane duhet të vendosë këto ditë nga Alternativa, ndërsa Besa duhet të vendosë ministrinë e ekonomisë./Telegrafi/
Advertisement
The post Taravari: Do të jem ministër Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.