Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e djeshme. Një 37-vjeçar, baba i 6 fëmijëve çoi në periferi të Ilia mbesën e tij 11-vjeçare dhe tentoi ta përdhunonte. Pas rezistencës së kësaj të fundit, ai vrau mbesën e tum me kaçavidë në qafë.
Sipas informacioneve, autori dyshohet se ka pranuar në polici se donte të bënte seks me të miturën, ajo nuk pranoi dhe kur i tha se do t’ia tregonte prindërve, ai e sulmoi me kaçavidë dhe e vrau duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe mbrapa.
“I sugjerova që të takoheshim. Ai reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, pretendoi ai.
Nga mediat greke raportohet se vajza 11-vjeçare kishte plagë në tentavië për tu mbrojtur në duar. Ndaj, konstatohet se autori ka sulmuar 11-vjeçaren dhe ajo ka tentuar të mbrohet në çdo mënyrë që ka mundur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Pas vrasjes, 37-vjeçarja e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.
Pas kësaj, ai u kthye në shtëpinë e tij dhe shkoi në shtrat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë dhe filloi të sillej si i shqetësuar për fatin e mbesës së tij.
37-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për përdhunim të miturish, ku ka vuajtur 9 vite burgim për këtë vepër penale.
Mes lotësh dhe tronditjes së madhe, nëna e 11-vjeçares thotë se vajza e saj ka lindur me kancer në mëlçi, teksa me dhimbje thotë se më mirë ta kishte marrë zoti nga sëmundja që kishte sesa në këtë mënyrë.
“Kjo vogëlushe kishte një problem kur lindi, kishte kancer në mëlçi. Kam kaluar 3 muaj në Rio. Më mirë që Zoti ta merrte nga unë kur ishte sëmurë sesa kjo gjë. Fëmija im ka vdekur. Thuaj çfarë? Për çfarë duhet të kërkoj ndihmë? Për ta varrosur? Nuk kam fjalë për të thënë asgjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur të gjallë. Tani thuaj çfarë? A do ma kthejnë? A duhet ta sjell në jetë?”, ka theksuar ajo./vizionplus.tv