VIDEO/ Rrëzohet pisha shekullore në Berat, bllokohet qarkullimi i mjeteve për 30 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Rrëzohet pisha shekullore në Berat, bllokohet qarkullimi i mjeteve për 30 minuta

Një pishë shekullore ka rënë pasditen e  sotme në aksin Goricë-Drobonik.Mësohet se pema është rrëzuar për shkaqe natyrale  pasi pisha ndodhej në një rrafsh kodrinor të pjerrët.

Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve por rënia e saj bllokoi për më shumë se 30-minuta lëvizjen e mjeteve nga lagjia Goricë drejt fshatit Drobonik.

Kanë qenë shërbimet zjarrëfikëse ata që pasi kanë mbërritur në zonë, kanë prerë pemën, duke e copëtuar atë dhe duke e larguar nga rruga, për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy