Mickoski: Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik, OBRM-PDUKM do ta respektojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski: Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik, OBRM-PDUKM do ta respektojë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimin e emrit kushtetues, thotë se në Greqi ka “histeri”.

Lexo po ashtu
Mickoski: Kërkoj mbështetje nga të gjithë deputetët për riorganizimin e ministrive

Advertisement

“Nuk pres qëndrim dhe sjellje “talebane” nga asnjë politikan dhe censurim të të drejtave themelore të njeriut. Gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues, këtë do ta respektojë qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së.

Vendimet për deputetë i morëm me emrin e ri. E drejta ime njerëzore është e drejta për lirinë e shprehjes dhe fjalës. Nuk i kam për inat politikanët kur nuk thonë emrin e plotë dhe të plotë të vendit, por vetëm fundin ose një pjesë të atij emri. Për mua atdheu im në çdo deklaratë që bëj është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedonia”, tha në konferencën e sotme për shtyp Mickoksi.

Në Samitin e NATO-s në korrik, shton Mickoski, nëse kjo çështje ngritet, mesazhi im do të jetë se “do të doja të ndërtoj ura bashkëpunimi me fqinjët tanë”.

Advertisement

“Maqedonia dhe njerëzit janë paqësorë dhe mikpritës. Kështu u sollën ata, pres që kështu të sillen edhe fqinjët tanë, të bashkëpunojnë dhe të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha sot Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik, OBRM-PDUKM do ta respektojë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy